Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 58 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 58 nga 69 • Shqip


وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ مِنَ الْجَنَّةِ غُرَفًا تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ نِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ 58
Përkthim:
Na, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i vendosim në pallatet e xhennetit, nën të cilët rrjedhin lumenjtë, aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i punëtorëve. El-Ankebut 29:58
Tefsiri:

Por atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim në Xhenet banesa

(të larta)

, poshtë të cilave rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë; një shpërblim ky i shkëlqyer për ata që bëjnë punë të mira... -

Ata të cilët kanë besim të saktë dhe e vërtetojnë këtë besim me veprat e mira dhe adhurimet e sinqerta vetëm për Zotin dhe sipas kënaqësisë së Tij, Ai do t’i shpërblejë me banesat më të larta dhe të bukura, ku do të gjejnë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe u kënaq sytë. Ai i tregon se ata do të jetojnë dhe kënaqen përjetësisht. Sa të mira janë ato shpërblime në Xhenetet e larta për ata që punojnë për hir të Allahut dhe i përkushtohen Atij me adhurime! Por cilat janë cilësitë e këtyre fatlumëve? Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 57 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 59