Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 107 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 107 nga 200 • Shqip


وَأَمَّا الَّذِينَ ابْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِي رَحْمَةِ اللَّهِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 107
Përkthim:
Kurse ato fytyra që zbardhen e shkëlqejnë do të jenë në mëshirën e Perëndisë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë; Ali Imran 3:107
Tefsiri:

Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në mëshirën e Allahut, ku do të jenë përjetësisht. -

Nëse ata do të jenë përjetësisht në mëshirën e Allahut, kjo do të thotë se ata do të gëzojnë përjetësisht mirësitë e Xhenetit, sepse Xheneti është një shenjë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Ata do të kënaqen dhe lumturohen përjetësisht me mirësitë e pafundme, pranë më të Mëshirshmit të të mëshirshmëve. Pas sqarimit të rregullave që lidhen me urdhrat dhe ndalesat e Tij, si edhe të çështjes së shpërblimit me drejtësi, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 106 E ardhshme Ali Imran • Ajet 108