Të Allahut janë çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet
(për gjykim).- Allahu është Malik, Sunduesi dhe Pronari i gjithçkaje që gjendet në qiell dhe në tokë. Ai i ka krijuar ato dhe Ai i furnizon dhe përkujdeset për to. Ai vepron në mbretërinë e Tij sikurse e kërkon dija dhe urtësia e Tij. Me dije dhe urtësi, Allahu ka përcaktuar dhe ligjëruar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur ligjin, që duhet të zbatohet dhe respektohet, dhe për këtë ligj, Allahu do t’i marrë krijesat në llogari Ditën e Gjykimit. Kush kryen vepra të mira sipas ligjit të Tij, ka për të gjetur të mirën, e kush bën të këqija, ka për të gjetur të keqen.