Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 127 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 127 nga 200 • Shqip


لِيَقْطَعَ طَرَفًا مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَوْ يَكْبِتَهُمْ فَيَنْقَلِبُوا خَائِبِينَ 127
Përkthim:
që një turmë mohuesish t’i shkatërrojë apo t’i turpërojë e të kthehen ata të humbur. Ali Imran 3:127
Tefsiri:

Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer. -

Allahu i Lartësuar na tregon se ndihma e Tij për besimtarët vjen me dy objektiva:

1 Për të rrënuar bazat ose shtyllat më të forta të qafirëve, duke i vrarë, robëruar apo duke nënshtruar dhe marrë pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë, forcohen muslimanët dhe dobësohen qafirët. Dihet, gjithashtu, që lufta e tyre kundër Islamit mbështetet te numri i forcave ushtarake, armatimi, pasuria dhe fuqia ekonomike dhe epërsia territoriale. Kësisoj, duke shkatërruar një pjesë të këtyre faktorëve që u përmendën, është shuar një pjesë e fuqisë së tyre kundër Islamit dhe muslimanëve.

2 Objektivi i dytë është turpërimi i qafirëve dhe i synimeve të tyre kundër muslimanëve, duke i kthyer ata të poshtëruar, me gjithë forcën dhe potencialin e tyre të madh. Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të goditur muslimanët, por Allahu i Lartësuar ua jep fitoren muslimanëve, për t’i kthyer qafirët të dëshpëruar dhe të dështuar në përpjekjet dhe pikësynimet e tyre.Nëse sheh realitetin, do të vëresh se ndihma e Allahut për besimtarët synon dy objektivat e lartpërmendura, pra: ose fitoren mbi ta, ose sprapsjen e tyre me poshtërim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 126 E ardhshme Ali Imran • Ajet 128