Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 133 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 133 nga 200 • Shqip


وَسَارِعُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ 133
Përkthim:
Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj dhe xhenneti, hapësira e të cilit është sa qielli e Toka; i cilit është përgatitur për ata që i ruhen Perëndisë (duke punuar vepra të mira). Ali Imran 3:133
Tefsiri:

Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! -

I Lartësuari na udhëzon që të nxitojmë pa vonesë në kërkimin e faljes prej Allahut të Lartësuar dhe drejt Xhenetit të Tij të mirësisë dhe bujarisë. Për ta bërë sa më të dashur dhe të dëshirueshëm këtë nxitim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjerësinë e madhe të Xhenetit. Kur gjerësia e tij është sa ajo e qiejve dhe e tokës, atëherë po gjatësia e tij, sa do të jetë?! Pastaj i Lartësuari sjell përsëri një nxitës shumë të fortë për t'u pajisur me devotshmëri, kur na tregon se Xheneti dhe falja e Tij është për të devotshmit:

Ai është përgatitur për të devotshmit -

Pra, për të devotshmit, që i zbatojnë urdhrat e Zotit të tyre dhe iu largohen ndalesave të Tij, është gati falja dhe mëshira e Tij në Xhenetin e përjetësisë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar vijon me disa cilësi dalluese të të devotshmëve, për ata që dëshirojnë suksesin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 132 E ardhshme Ali Imran • Ajet 134