Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 149 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 149 nga 200 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تُطِيعُوا الَّذِينَ كَفَرُوا يَرُدُّوكُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ فَتَنْقَلِبُوا خَاسِرِينَ 149
Përkthim:
O besimtarë! Nëse u përuleni mohuesve, ata do t’ju kthejnë juve prapa (në të pa fe), e ju do të jeni të dëmtuar, - Ali Imran 3:149
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë

(në mosbesim)

, dhe atëherë do të jeni të humbur. -

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t'u binden qafirëve, të çdo ngjyre e kategorie qofshin ata, idhujtarë apo munafikë. Ai u sqaron atyre se, nëse u binden, le ta dinë se ata synojnë veçse sulmin, shkatërrimin dhe dëmtimin e muslimanëve. Qëllimi final i tyre është kthimi i besimtarëve në qafirë, përfundim ky tejet poshtërues dhe shkak i ndëshkimit të përjetshëm. Pastaj i Madhëruari tregon se Ai është Ndihmëtari, që kujdeset dhe i ruan besimtarët nga çdo e keqe:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 148 E ardhshme Ali Imran • Ajet 150