Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 158 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 158 nga 200 • Shqip


وَلَئِنْ مُتُّمْ أَوْ قُتِلْتُمْ لَإِلَى اللَّهِ تُحْشَرُونَ 158
Përkthim:
Vdiqët apo u mbytët, me siguri do të tuboheni te Perëndia. Ali Imran 3:158
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Ali Imran 3:157
Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. -

Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.
Shko te videoja e plotë e sures