Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 163 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 163 nga 200 • Shqip


هُمْ دَرَجَاتٌ عِنْدَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ 163
Përkthim:
Te Perëndia ata kanë grada të ndryshme, se Perëndia i sheh të gjitha veprat që punojnë ata. Ali Imran 3:163
Tefsiri:

Ata kanë dallim

(në gradat e tyre)

tek Allahu. -

Të gjithë këta janë me grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar, në varësi të punëve që bëjnë. Ata që ndjekin udhëzimin e drejtë, për kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që rendin të arrijnë gradat e larta dhe shtëpitë e mrekullueshme në Xhenet, ata kanë për të marrë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar shumë mirësi të Tij, në varësi të veprave që kryejnë në këtë dynja. Ndërsa ata që ndjekin rrugët të cilat zemërojnë Allahun e Lartësuar, ata janë duke rendur drejt shtresave më të ulëta të Xhehenemit, në varësi të veprave që po kryejnë. Këtu duhet kujtuar vazhdimisht se Ai që i vështron, regjistron dhe i gjykon veprat e njerëzve është Allahu i Lartësuar, i Gjithëditur dhe i Drejtë:

Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. -

Ai vështron gjithçka që bëjnë ata. Atij nuk i fshihet asgjë nga veprat e tyre. Allahu është i Gjithëdituri, i Cili i di ato imtësisht dhe i ka shkruar në Leuhi Mahfudh. Përveç kësaj, Ai ka ngarkuar disa nga melekët e Tij, të cilët janë besnikë në detyrën e ngarkuar, që të shkruajnë me përpikmëri çdo vepër të robërve të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 162 E ardhshme Ali Imran • Ajet 164