Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 175 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 175 nga 200 • Shqip


إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ الشَّيْطَانُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَاءَهُ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 175
Përkthim:
Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! Ali Imran 3:175
Tefsiri:

Ishte Shejtani që deshte t’ju frikësonte me miqtë e vet. -

Ata të cilët ju frikësonin dhe ju kërcënonin me idhujtarët ishin veçse zëdhënës të Shejtanit, që do t’ju frikësojë me ushtritë e tij.

Por ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! -

Mos kini frikë idhujtarët dhe ushtrinë e Shejtanit, por frikësojuni Allahut, sepse gjithçka është në dorën e Tij. Ata nuk mund të arrijnë asgjë pa lejen e të Plotfuqishmit. Vetëm Allahut frikësojuni, i Cili përkujdeset për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij. Ai është pranë atyre që i frikësohen dhe i përgjigjen urdhrave të Tij. Ky ajet tregon se frika vetëm ndaj Allahut të Lartësuar është detyrë. Madje, kjo konsiderohet si domosdoshmëri e besimit të drejtë. Në varësi të imanit është edhe frika ndaj Allahut. Frikë e dobishme dhe e shpërblyeshme është ajo që e ndalon robin nga shkelja e kufijve të Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 174 E ardhshme Ali Imran • Ajet 176