Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 177 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 177 nga 200 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الْكُفْرَ بِالْإِيمَانِ لَنْ يَضُرُّوا اللَّهَ شَيْئًا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 177
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë; e për ta ka ndëshkim të madh. Ali Imran 3:177
Tefsiri:

Ata që, në vend të besimit, parapëlqyen kufrin, nuk i bëjnë asnjë dëm Allahut. –

Madje, dëmi do të kthehet mbi ta, siç thotë i Lartësuari:

Ata vetë i pret një dënim i dhimbshëm. -

E si mund ta dëmtojnë ata Allahun e Madhëruar?! Mos vallë, duke u treguar shpërfillës ndaj besimit tek Ai dhe duke parapëlqyer mohimin e Mëshiruesit?! Le të kujtojnë ata se Allahu i Lartësuar është i Lavdëruar në qiej dhe në tokë dhe se nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më pak të tyre. Allahu i Lartësuar ka adhurues të pastër dhe të sinqertë, të cilët e adhurojnë me dashuri, madhërim, bindje dhe përkushtim të plotë. Ai ka krijuar adhurues e dijetarë të mëdhenj, që të sqarojnë dhe transmetojnë këtë fe, duke kënaqur Atë. Ai ka zgjedhur njerëz të lartë, të ditur dhe të urtë për të ndihmuar dhe lartësuar këtë fe. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen. [Isra 107-109].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 176 E ardhshme Ali Imran • Ajet 178