Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 184 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 184 nga 200 • Shqip


فَإِنْ كَذَّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ جَاءُوا بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ وَالْكِتَابِ الْمُنِيرِ 184
Përkthim:
Nëse ata ty (o Muhammed!) të konsiderojnë për gënjeshtar, mos u hidhëro! Se janë përgënjeshtruar edhe pejgamberë të tjerë që kanë ardhur para teje dhe kanë sjellë dokumente, broshura dhe Libër ndriçues. - Ali Imran 3:184
Tefsiri:

Nëse ata të quajnë gënjeshtar, atëherë të jesh i sigurt se, edhe para teje janë përgënjeshtruar të dërguar,... –

Pra, ky është zakoni i pandryshueshëm i kriminelëve dhe i të padrejtëve. Ata dinë veçse të mohojnë Zotin dhe të refuzojnë profetët e Tij. Mohimi i profetëve prej tyre nuk ndodh për shkak të mungesës së mrekullive dhe as për shkak të mosqartësimit të argumenteve. Përkundrazi, siç thotë i Madhëruari, ata:

...që erdhën me Argumente të Qarta, me Shkrime qiellore dhe me Libër të ndritshëm. -

Profetët sollën plot arsyetime logjike dhe argumente të qarta tekstuale nga Zoti. Ata sollën libra të shpallur nga Zoti i gjithësisë, që nuk mund t'i sillte askush prej njerëzve. Me të tillë libra, Zoti nderoi vetëm profetët. Ata sollën libra ndriçues, që ndriçojnë dispozitat ligjore, mënyrat e arsyetimit të qartë, çdo rrugë të mirë dhe virtyt të lartë. Në këta libra ndriçohen ngjarjet e së shkuarës dhe të së ardhmes. Atëherë, nëse ata sillen kështu përkundër profetëve, ti nuk duhet të shqetësohesh shumë për çështjen e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 183 E ardhshme Ali Imran • Ajet 185