Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 188 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 188 nga 200 • Shqip


لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَا أَتَوْا وَيُحِبُّونَ أَنْ يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا فَلَا تَحْسَبَنَّهُمْ بِمَفَازَةٍ مِنَ الْعَذَابِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 188
Përkthim:
Mos i konsidero ata, të cilët gëzohen për ate që kanë punuar (të mshehurit e së vërtetës) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e kanë punuar. Kurrsesi mos mendo se ata do të gjenden në një vend – shpëtimi; se për ata ka ndëshkim të rëndë. Ali Imran 3:188
Tefsiri:

Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë

(fshehjen e së vërtetës)... - Kuptimi: Mos mendoni se i kanë shpëtuar ndëshkimit ata që gëzohen me dijen e tyre të shëmtuar, të pabazë dhe me veprat të pabazuara në tekste hyjnore.

...dhe që dëshirojnë të lëvdohen për atë që nuk e kanë bërë

(sqarimin e së vërtetës)! – Pra, ata që dëshirojnë të lëvdohen për të mirat që, në fakt, nuk i kanë bërë. Normalisht, ata duhet të sqarojnë të vërtetën dhe të punojnë sipas saj, që të meritojnë lëvdatat.

Kursesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit!... -

Kuptimi: Mos mendo se këta do t'i shpëtojnë dënimit dhe do të jenë të ruajtur prej tij. Përkundrazi, ata janë duke rendur drejt tij, siç thotë i Lartësuari:

Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. -

Ky ajet flet për disa kategori njerëzish. Ai flet, së pari, për ithtarët e Librit, që nuk iu nënshtruan dhe nuk e ndoqën udhëzimin e sjellë nga Muhamedi (a.s.), por u vetëkënaqën me dijen që zotëronin, duke e mbrojtur atë me fanatizëm të pabazuar. Ata pretendonin se dija e tyre ishte më e rëndësishme për t’u pasuar. Ajeti flet edhe për ata që sajojnë bidate në fjalë dhe vepra dhe gëzohen që i ftojnë njerëzit në to, duke pretenduar se janë në të vërtetën dhe të tjerët janë në humbje. Të gjithë sektet e grupet e bidatit të njëjtën gjë pretendojnë. Sidoqoftë, nga ajeti kuptohet se ai që dëshiron apo i pëlqen që ta lëvdojnë për ndonjë fjalë apo vepër të mirë, të cilën ai e ka thënë apo e ka vepruar, nuk është aspak i qortuar, nëse atë e ka bërë me sinqeritet për Allahun, dhe jo për famë dhe syfaqësi. Përkundrazi, ai nxitet nga Sheriati që të bëjë vepra të mira me sinqeritet për Allahun, i Cili i shpërblen bamirësit në fjalë dhe në vepra. Allahu i ka shpërblyer edhe krijesat më të zgjedhura të Tij, profetët, të cilët i janë lutur Atij për t'ua plotësuar një kënaqësi të tillë. Kështu, për shembull, Ibrahimi (a.s.) është lutur: “...bëj për mua një kujtim të mirë ndër njerëz.” Ndërsa për Nuhun (a.s.), Allahu thotë: “Paqja qoftë për Nuhun në gjithë botën. Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.” Një nga lutjet më të rëndësishme të adhuruesve të Mëshiruesit, është: “Na bëj prijës të të devotshmëve!”. Të gjitha këto janë mirësi të Allahut të Lartësuar, që kërkojnë mirënjohje të thellë ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 187 E ardhshme Ali Imran • Ajet 189