Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 192 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 192 nga 200 • Shqip


رَبَّنَا إِنَّكَ مَنْ تُدْخِلِ النَّارَ فَقَدْ أَخْزَيْتَهُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ 192
Përkthim:
O Zoti ynë! Cilindo që Ti e hedhë në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. E, për mohuesit nuk ka kurrfarë ndihmëtari. Ali Imran 3:192
Tefsiri:

"Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. -

Atë që i Gjithëdituri, i Urti e i Drejti e fut në Zjarr, ai do të jetë i poshtëruar, sepse meriton zemërimin dhe dënimin e të Gjithëmëshirshmit. Ai do të jetë i poshtëruar, për shkak të zemërimit të Allahut, të melekëve dhe të të dashurve të Allahut. Ata do të turpërohen përpara gjithë krijesave dhe kurrë nuk mund t'i shmangen këtij poshtërimi. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë ata nga ky turp. I Madhëruari ua kujton atyre këtë fakt, kur thotë:

Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." -

E kush mund t'i shpëtojë ata nga ndëshkimi i të Urtit, të Drejtit?! Fjala ‘dhalimin’ pra keqbërës dhe i padrejtë, tregon se ata do të hyjnë në Zjarr për shkak të ligësive dhe padrejtësisë së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 191 E ardhshme Ali Imran • Ajet 193