Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 196 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 196 nga 200 • Shqip


لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي الْبِلَادِ 196
Përkthim:
Le të mos mashtrojë ty qarkullimi i mohuesve qytet në qytet. Ali Imran 3:196
Tefsiri:

Mos të të mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besojnë. -

Këto ajete janë një ngushëllim për besimtarët, një qetësim i zemrave të tyre, nëse shohin mohuesit që shijojnë kënaqësitë e kësaj bote. Mohuesit e Zotit kënaqen të shfrenuar me bukuritë e kësaj bote. Ata vërtiten nëpër tokë, duke përvetësuar të mirat e saj materiale dhe duke përjetuar kënaqësi të shumta. Në disa momente, atyre u jepet mundësi të zotërojnë dhe të shfaqin krenari dhe epërsi në aspekte të caktuara të kësaj jete. Sigurisht, këto pamje ndikojnë në zemrën e muslimanit dhe mund të bëhen shkak për t'u joshur dhe për t'u mashtruar prej tyre. Për këtë arsye, i Urti dhe i Madhëruari na tërheq vërejtjen dhe na qetëson zemrën njëkohësisht, që të mos mashtrohemi dhe të joshemi nga jeta dhe përjetimet e tyre të përkohshme, sepse vështrimi ynë duhet të shkojë më larg, llogaritë tona duhet të bëhen me urtësi. Allahu na rikujton se është një jetë tjetër e pafundme, e cila meriton çdo sakrificë. Kjo jetë dhe këto përjetime janë të shkurtra, ndërsa përjetësia është në ahiret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 195 E ardhshme Ali Imran • Ajet 197