Ky mospranim është se ata thanë: “Neve nuk na prek zjarri i skëterrës, përveç nja disa ditë”. Trillimet e tyre i kanë mashtruar ata – në besimin e vet. Ali Imran 3:24 ⧉
Tefsiri:
Kjo sepse ata thonë: “Ne nuk do të na djegë Zjarri, përveçse disa ditë të numëruara.” Shpifja që bënë i ka mashtruar keq për fenë e tyre. -Ata e trilluan vetë këtë pretendim të tyre dhe tashmë e konsiderojnë si të vërtetë të pamohueshme. Madje, ata punojnë duke u mbështetur në këtë supozim të pabazë. Atyre nuk u ka bërë dobi asnjë këshillë dhe kërcënim prej Zotit. Përkundrazi, të dehur nga një ëndërr e pabazë, ata janë zhytur në poshtërsi dhe harame. Ata mashtrojnë veten me mendimin se do të hyjnë në Xhenet, dhe e marrin këtë si një fakt të kryer. Por ky është veçse një mashtrim, që nuk ka asnjë bazë të besueshme dhe të sigurt. Përfundimi i të tillëve është i tmerrshëm: