Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 40 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 40 nga 200 • Shqip


قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَقَدْ بَلَغَنِيَ الْكِبَرُ وَامْرَأَتِي عَاقِرٌ ۖ قَالَ كَذَٰلِكَ اللَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ 40
Përkthim:
(Zekerijaja) tha: “Zoti im! Qysh do të ketë djal për mua, kur mua më ka kapluar pleqëria, e gruaja ime është sterile (shterpë)? (Ai) i tha: “Kështu!” Perëndia punon çka të dojë. Ali Imran 3:40
Tefsiri:
Ai (Zekeria)

tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria dhe shoqja ime është beronjë?!”" -

Si mund të kem unë fëmijë, kur janë dy shkaqe që e bëjnë të pamundur një gjë të tillë?! Vetëm njëri prej tyre do të mjaftonte që lindja e fëmijës të ishte e pamundur. Po kur janë dy të tillë?! Por Allahu i Lartësuar i tha se këtu bëhej fjalë për një mrekulli, e cila është jashtë mundësive njerëzore:Tha (Allahu)

: “Allahu bën çfarë dëshiron.” -

Allahu i Lartësuar është Ai që e ka përcaktuar që fëmijët të krijohen e të lindin sipas ligjeve natyrore të vendosura prej Tij. Nëpërmjet këtyre ligjeve mundësohet vazhdimësia e jetës së njerëzimit. Megjithatë, Ai që i ka krijuar mënyrat natyrore të lindjes është i Plotfuqishëm që ta bëjë të lindë një fëmijë edhe jashtë këtyre ligjeve normale. Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe ligjet i janë nënshtruar pushtetit të Tij. Kur dëgjoi këto fjalë, Zekeria, i nxituar tashmë, kërkoi ndonjë shenjë për ardhjen e fëmijës, me qëllim që t’i qetësohej zemra më shumë, prandaj tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 39 E ardhshme Ali Imran • Ajet 41