Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 48 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 48 nga 200 • Shqip


وَيُعَلِّمُهُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَالتَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ 48
Përkthim:
Dhe do t’ia mësojë atij shkrimin dhe diturinë, Teuratin dhe Ungjillin, Ali Imran 3:48
Tefsiri:
“Ai (Allahu)

do t’i mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin...” -

Allahu i Lartësuar na tregon se Ai do t’i mësonte Isait Librin. Fjala ‘libër’ mund të kuptohet këtu në dy mënyra:

1 Librat e shenjtë hyjnorë, dhe në mënyrë të veçantë Teuratin dhe Ungjillin, për shkak të madhështisë së përmbajtjes së tyre. Ata ishin burim drite, udhëzimi dhe ligjesh, të tillë që bijtë e Israilit të gjykonin me drejtësi. Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait leximin e teksteve të shenjta, por edhe kuptimet e tyre të thella dhe të urta. Ndërsa kuptimi i dytë i fjalës ‘libër’ është:

2 Shkrimi. Pra, Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait aftësinë për të shkruar. Të shkruarit është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu i Lartësuar e ka privilegjuar njeriun. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e përdor këtë mirësi ndaj njerëzve, si argument për të treguar mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe ndaj tyre, siç thotë në ajetet e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alak 1-5]. Allahu i Lartësuar i mësoi Isait edhe urtësinë. Urtësia është njohja e thellë e ligjit të Zotit. Urtësi quhet edhe vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Pra, urtësia është aftësia për të gjykuar me dije dhe drejtësi. Ajo është një nga mirësitë më të mëdha që mund t’i jepet njeriut. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se do ta nderonte Isain me një cilësi më të lartë se këto që u përmendën. Ai do ta dallonte atë me gradën e profetit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 47 E ardhshme Ali Imran • Ajet 49