Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 56 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 56 nga 200 • Shqip


فَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَأُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمَا لَهُمْ مِنْ نَاصِرِينَ 56
Përkthim:
Ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askend që t’u ndihmojë. Ali Imran 3:56
Tefsiri:

Ata që nuk besojnë, Unë do t’i ndëshkoj ashpër në këtë botë dhe në Botën tjetër, ... -

Për sa i përket ndëshkimit në jetën e dynjasë, ai është shumë i dukshëm dhe çdokush e vëren atë, në çdo kohë. Ai shfaqet me shkatërrime e fatkeqësi të mëdha, të cilat quhen rëndom “fatkeqësi natyrore”. Ai shfaqet edhe në formën e poshtërsive apo shfarosjes së njerëzve nëpërmjet luftrave. Të gjitha këto janë shumë pak, në krahasim me ndëshkimin që i pret ata në jetën tjetër të pasosur. Ai është tmerri, fatkeqësia dhe dëshpërimi më i madh. Ai është zjarri i Xhehenemit dhe zemërimi i Krenarit, të Plotfuqishmit, të Pamposhturit. Ai është humbja e përjetshme e mundësisë për të shijuar mirësitë e besimtarëve dhe shpërblimin e mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar.

...dhe ata nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë. -

Askush nuk do t’i ndihmojë ata që të shpëtojnë prej ndëshkimit të merituar. Madje, edhe ata që në këtë jetë i mendojnë si ndërmjetësues tek Allahu, nuk do të mund t’u bëjnë aspak dobi. Të pafuqishëm do të jenë edhe miqtë dhe të dashurit e tyre, të cilët i adhurojnë përveç Allahut. Të gjithë janë të pafuqishëm për të ndihmuar ndonjë, madje as veten e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 55 E ardhshme Ali Imran • Ajet 57