Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 58 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 58 nga 200 • Shqip


ذَٰلِكَ نَتْلُوهُ عَلَيْكَ مِنَ الْآيَاتِ وَالذِّكْرِ الْحَكِيمِ 58
Përkthim:
Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhammed!) janë ajete dhe këshilla të larta (Kur’ani). Ali Imran 3:58
Tefsiri:
Këto (ngjarje)

që po të lexohen ty

(o Profet)

janë argumenta

(për besnikërinë tënde)

dhe këshilla

(nga Kur'ani)

plot urtësi. -

Shpallja e këtyre ajeteve është një mirësi e jashtëzakonshme që iu dhurua Muhamedit (a.s.) nga Zoti i botëve. Këto ajete janë një mirësi e madhe edhe për këtë popull të zgjedhur, që ndjek rrugën e Profetit të mëshirës. Allahu i Lartësuar e ka quajtur këtë Shpallje me një fjalë madhështore: “Dhikrul Hakîm” – “Këshillë e urtë” ose këshilla plot urtësi. Kur’âni është absolutisht i urtë, i saktë, i sigurt dhe i vërtetë në gjithçka që përmban. Ligjet e tij, që tregojnë kufijtë e Zotit, janë të sqaruara me hollësi. Ngjarjet e shkuara dhe të ardhme vijnë me vërtetësi dhe saktësi. Në të rrëfehen historitë e profetëve të Zotit dhe popujve të tyre. Aty tregohen mrekullitë e profetëve, të cilat Zoti ua dha atyre, që popujt të besonin dhe t’u bindeshin urdhrave e udhëzimeve të tyre. Me pak fjalë, Kur’âni na tregon gjithçka që kemi nevojë të dimë, qoftë nga ngjarjet e së shkuarës dhe të së ardhmes, qoftë nga ligjet dhe dispozitat e domosdoshme për njerëzit, për të qenë të lumtur dhe në paqe me Krijuesin, me veten dhe me të tjerët. Nga Kur’âni përfitohen mësime, merret përvojë dhe forcohet besimi në zemrat e krijesave, prandaj ai është mirësia më e madhe e Zotit të botëve mbi krijesat e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 57 E ardhshme Ali Imran • Ajet 59