Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 67 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 67 nga 200 • Shqip


مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِنْ كَانَ حَنِيفًا مُسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ 67
Përkthim:
Ibrahimi nuk ka qenë as hebrej as i krishterë, por ka qenë besimtarë i vërtetë. E, nuk ka qenë as nga idhujtarët. Ali Imran 3:67
Tefsiri:

Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë

(në një Zot të vetëm)

. Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit) dhe nuk ishte idhujtar. -

Ky ajet është argumenti i tretë që hedh poshtë pretendimet e tyre. Allahu, Krijuesi i Ibrahimit (a.s), dëshmon se Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë e as idhujtar, por ishte besimdrejtë (ĥanîfen), që adhuronte një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, Krijuesin e gjithësisë. Ai ishte musliman, pra, i dorëzuar, i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj një Zoti të Pashoq në çdo aspekt. Ai ishte i dorëzuar dhe i përkushtuar vetëm ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është dëshmi e bazuar në dije absolute, të padiskutueshme. Pastaj vazhdon i Madhëruari të tregojë se njerëzit që kanë më shumë meritë për t’u quajtur “të fesë së Ibrahimit” janë besimtarët e kohës së tij, që ndoqën rrugën e Ibrahimit, dhe pastaj profeti Muhamed (a.s)me pasuesit e tij. Kështu, thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 66 E ardhshme Ali Imran • Ajet 68