Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë një popull të padrejtë. -
Këta e meritojnë të quhen “të padrejtë”, sepse padrejtësia e tyre është kulmore. Ata e mohojnë të vërtetën pasi e kanë njohur dhe besuar atë. Ata ndjekin rrugën e humbjes, duke qenë të bindur për kotësinë e saj. Kështu, ata tregohen të padrejtë, arrogantë dhe pasues të epsheve të tyre në përzgjedhjen që bëjnë. E si mund t’u jepet sukses të tillëve që të pasojnë udhën e drejtë?! Të vetmit për të cilët mund të shpresohet udhëzimi janë ata që nuk e njohin të vërtetën dhe përpiqen sinqerisht për ta gjetur atë. Pa dyshim që, të tillë njerëzve, Allahu i Lartësuar do t’ua lehtësojë rrugën e udhëzimit dhe do t’i ruajë nga çdo gjë që i pengon prej saj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon rreth ndëshkimeve që i presin të padrejtët në këtë jetë dhe në jetën tjetër: