Ata do të jenë përgjithmonë në këtë gjendje. Atyre as nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as nuk do t’u jepet ndonjë çast pushimi,... -
Pas vdekjes, atyre nuk do t’u jepet më afat që të pendohen, të mendohen dhe të kthehen, sepse afatizimi përfundon me vdekjen. Allahu i Lartësuar i afatizon dhe u jep kohë mjaftueshëm që të mendohen dhe të kujtojnë. Nëse do të kishte ndonjë të mirë tek ata, ajo do të shfaqej dhe do të bënte dobi brenda afatit. Megjithatë, edhe nëse do të riktheheshin në këtë jetë, ata do të shkonin përsëri në humbje.