Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 91 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 91 nga 200 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِمْ مِلْءُ الْأَرْضِ ذَهَبًا وَلَوِ افْتَدَىٰ بِهِ ۗ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ وَمَا لَهُمْ مِنْ نَاصِرِينَ 91
Përkthim:
Ata që janë mohues dhe vdesin mohues, me të vërtetë nuk do t’u pranohet as shpërblesa e tyre, sikurse ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret dënim i rëndë dhe për ta nuk ka ndihmëtarë. Ali Imran 3:91
Tefsiri:
Asnjërit prej atyre, që nuk besojnë dhe që vdesin si jobesimtarë, nuk do t’i pranohet për kompensim qoftë edhe sa e tërë faqja e dheut me flori. -

Çfarëdo që të shpenzojnë dhe të ofrojnë si kompensim, ai nuk do t’u pranohet.

Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë. -

Ata do të vuajnë pandërprerë ndëshkimin e dhembshëm. Askush nuk do mund të ndërmjetësojë për ta, t’i ndihmojë apo t’i strehojë, që t’i fshihen ndëshkimit të pashmangshëm, sepse ata e kanë braktisur vetë mundësinë për të kryer vepra të mira dhe për të fituar shpërblime, dhe i janë përkushtuar me këmbëngulje humbjes dhe ndëshkimit të përjetshëm. Ata e kanë zgjedhur vetë Zjarrin dhe zemërimin e të Madhërishmit. Allahu na ruajtë nga gjendja e këtyre të dëshpëruarve!
Shko te videoja e plotë e sures