Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 99 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 99 nga 200 • Shqip


قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ مَنْ آمَنَ تَبْغُونَهَا عِوَجًا وَأَنْتُمْ شُهَدَاءُ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ 99
Përkthim:
Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse atë që beson e prapësoni nga rruga e Perëndisë, e ju e dini që feja islame është fe e vërtetë. Se Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju. Ali Imran 3:99
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Ali Imran 3:98
Thuaj: “O ithtarë të Librit, përse i mohoni ajetet e Allahut, kur dihet se Allahu mbikqyr gjithçka që bëni?!” Thuaj: “O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga rruga e Allahut ata që besojnë, duke kërkuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërkohë që vetë ju jeni dëshmitarë

(se ajo është rruga e vërtetë)? - Allahu i Lartësuar u shpalli profetëve libra të ndritur e të shenjtë. Ata janë mëshirë për krijesat. Vetëm nëpërmjet tyre udhëzohen krijesat për të shkuar te Krijuesi i tyre. Nëpërmjet këtyre librave madhështorë, ata njohin qëllimet e jetës dhe përfitojnë dije të dobishme. Por ata që Zoti iu dha Libër, domethënë çifutët e të krishterët, nuk i trajtuan si duhet librat e Tij. Ata i mohuan dhe i shpërfillën argumentet e qarta dhe rrugën e drejtë, të sjellë si mëshirë nga Zoti i gjithësisë. Prandaj, në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i qorton ata për këto padrejtësi. Çifutët e të krishterët bënë shumë të këqija njëherazi. Ata refuzuan udhëzimin e drejtë, të sjellë prej Allahut dhe Profetit të Tij. Jo vetëm kaq, por ata penguan besimtarët që ta pasonin rrugën e drejtë dhe të jetonin sipas saj. Çifutët dhe të krishterët e shtrembëruan të vërtetën, duke i dhënë asaj pamje dhe drejtim tjetër nga autentikja. E keqja më e madhe është që, këto të këqija dhe padrejtësi, ata i kryenin me vetëdije të plotë. Ata ishin të ndërgjegjshëm për kufrin e madh që po kryenin, i cili meriton ndëshkimin e madh dhe me të cilin ata do të përballen një ditë. Prandaj i Madhëruari i kërcënon ata me fjalët:

Allahu nuk është aspak i Pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.” –

Madje, Allahu është i Gjithëditur rreth asaj që ju punoni. Ai i di shumë mirë qëllimet dhe kurthet tuaja të zeza. Por, sigurisht, Ai ka për t’ju shpaguar me drejtësi për çdo gjë që keni bërë. Pas këtij kërcënimi të frikshëm, Allahu i Lartësuar flet për mëshirën dhe bamirësinë e Tij ndaj adhuruesve të sinqertë, që ata të mos mashtrohen dhe të mos bien viktima të kurtheve të mohuesve të Zotit. Thotë i Lartësuari:
Shko te videoja e plotë e sures