Në fund, përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi... -
I tillë ishte përfundimi i atyre që bënë ligësi. Ai qe një përfundim i shëmtuar dhe i tmerrshëm. Shkak për këtë përfundim ishte fakti se:…për shkak se ata i mohonin argumentet e Allahut dhe talleshin me to. -
Ky ishte ndëshkimi për ligësitë dhe gjynahet e tyre. Për talljet dhe mohimin e tyre, ata do të marrin ndëshkimin më të madh dhe të dhembshëm.