Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 15 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 15 nga 60 • Shqip


فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَهُمْ فِي رَوْضَةٍ يُحْبَرُونَ 15
Përkthim:
ata që anë besuar dhe që kanë punuar vepra të mira – në kopshtin e xhennetit do të jenë të gëzuar, Er-Rum 30:15
Tefsiri:

Sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar nëpër kopshte. -

Këta besojnë në Allahun me një besim të pastër, korrekt dhe të sinqertë, që e vërtetojnë edhe me veprat e tyre të mira e korrekte. Pikërisht këta fatlumë: "... do të jenë të gëzuar nëpër kopshte (të Xhenetit)." Atje ka nga të gjitha llojet e bimësisë dhe kënaqësive të shumta, prandaj edhe ata lumturohen dhe kënaqen me ushqimet e shijshme, pijet e këndshme dhe hyritë mahnitëse. Atyre u shërbejnë të rinj dhe shërbëtorë të hijshëm e të shkathët. Atje do të kënaqen me zërat e mrekullueshëm, që këndojnë me fjalë aq të bukura dhe do të shijojnë pamje të pashembullta. Aromat në të do të jenë të këndshme dhe të gjitha këto do t’u sjellin një gëzim, lumturi e kënaqësi, që askush nuk ka forcë e mundësi që t'ua shpjegojë e përshkruajë në këtë dynja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 14 E ardhshme Er-Rum • Ajet 16