Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 25 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 25 nga 60 • Shqip


وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ تَقُومَ السَّمَاءُ وَالْأَرْضُ بِأَمْرِهِ ۚ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِنَ الْأَرْضِ إِذَا أَنْتُمْ تَخْرُجُونَ 25
Përkthim:
Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhërit të Tij, pastaj kur t’ju thërret Ai me një të thirrur nga toka, ju atëherë – përnjëherë do të dilni (do të ringjalleni). Er-Rum 30:25
Tefsiri:

Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij

(për ringjallje)

, ju menjëherë do të dilni prej tokës. -

Me urdhrin e Tij qëndrojnë qiejt dhe Toka dhe nuk bien e të shkatërrohen. Me pushtetin dhe fuqinë e Tij, Allahu i bën ato të qëndrojnë dhe, kur Ai të dëshirojë, do t'i bëjë që, me një thirrje, ato të dalin nga toka për llogarinë para Tij. Kështu, Ai që i mban qiejt dhe Tokën, Ai e ka pushtetin për ringjalljen dhe llogarinë, siç thotë i Lartësuari: "S’ka dyshim se, krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Gafir 57].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 24 E ardhshme Er-Rum • Ajet 26