Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 29 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 29 nga 60 • Shqip


بَلِ اتَّبَعَ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَهْوَاءَهُمْ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۖ فَمَنْ يَهْدِي مَنْ أَضَلَّ اللَّهُ ۖ وَمَا لَهُمْ مِنْ نَاصِرِينَ 29
Përkthim:
Por, zullumqarët, nga padijenia ndjekin qejfet e veta. E, kush do ta udhëzojë atë që e ka humbur Perëndia? Dhe, për ta, nuk ka kurrfarë ndihmësi. Er-Rum 30:29
Tefsiri:

Por ata që e ngarkuan veten me padrejtësi, shkuan pas dëshirave të tyre, pa patur aspak dituri. -

Ata janë shpirtra të mangët, dhe kjo mangësi duket qartë në atë se me çfarë janë të lidhura dhe çfarë dëshirojnë e synojnë. Si të tillë, ata lidhen me diçka që çdo logjikë e pastër dëshmon se është jo e drejtë dhe çdo natyrë e papërlyer e refuzon dhe nuk e pranon. Ata pasojnë kotësitë pa pasur asnjë lloj njohurie dhe asnjë fakt që do t’i udhëzonte drejt tyre.

E kush mund ta sjellë në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur? -

Mos u çudit aspak në mosudhëzimin e tyre, sepse Allahu i ka lënë në humbje për shkak të padrejtësisë dhe ligësive të tyre. Dhe atë që Allahu e ka lënë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë. Askush nuk mund të kundërshtojë Zotin dhe ta ndalojë vullnetin e Tij, sepse Ai është i vetmi dhe absolut në pushtetin dhe sundimin e Tij. Ai nuk e ndan pushtetin e Tij me asnjë.

Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar. -

Askush nuk ka për t’i ndihmuar kur mbi ta të përmbushet urdhri për dënim. Atëherë, ata nuk do të kenë asnjë forcë e mundësi për të shpëtuar nga ky dënim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 28 E ardhshme Er-Rum • Ajet 30