Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 33 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 33 nga 60 • Shqip


وَإِذَا مَسَّ النَّاسَ ضُرٌّ دَعَوْا رَبَّهُمْ مُنِيبِينَ إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا أَذَاقَهُمْ مِنْهُ رَحْمَةً إِذَا فَرِيقٌ مِنْهُمْ بِرَبِّهِمْ يُشْرِكُونَ 33
Përkthim:
E, kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer vetëm Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një grup prej tyre – i bëjnë shok Zotit të vet, Er-Rum 30:33
Tefsiri:

Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij. -

Kur ata i kap ndonjë sëmundje, frikë, humbje pasurie etj., ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij. Ata i harrojnë idhujt e tyre, sepse e dinë mirë se fatkeqësitë i largon veçse Allahu.

Por kur Allahu u jep atyre nga të mirat e Tij, disa prej tyre i përshkruajnë shok Atij. -

Pasi Ai i shëron nga sëmundja, ia largon frikën e fatkeqësinë, atëherë disa prej tyre i përshkruajnë shok Allahut. Kështu e shikojnë ata kthimin te Zoti. Ata i kthehen përsëri shirkut dhe i përkushtohen atyre lidhjeve që nuk kanë në dorë asgjë, as të largojnë fatkeqësi e as të sjellin mirësi, as të shpëtojnë nga varfëria apo të dhurojnë pasuri.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 32 E ardhshme Er-Rum • Ajet 34