Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 48 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 48 nga 60 • Shqip


اللَّهُ الَّذِي يُرْسِلُ الرِّيَاحَ فَتُثِيرُ سَحَابًا فَيَبْسُطُهُ فِي السَّمَاءِ كَيْفَ يَشَاءُ وَيَجْعَلُهُ كِسَفًا فَتَرَى الْوَدْقَ يَخْرُجُ مِنْ خِلَالِهِ ۖ فَإِذَا أَصَابَ بِهِ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ 48
Përkthim:
Perëndia është ai që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë, e (Ai) i shpërndanë ato nëpër qiell si të dojë dhe i copton ato në pjesë-pjesë, e ti sheh shiun si bie prej tyre. E, me te mund ta dhurojë kë të dojë nga robërit e Vet, e atëherë ata gëzohen përnjëherësh, Er-Rum 30:48
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit të Tij të plotë dhe mirësisë së Tij të gjerë:

Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë ... -

Erërat formojnë dhe i mbledhin retë dhe pastaj i përhapin ato në qiell, ashtu si Ai dëshiron. Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë. Atëherë, formohen re të dendura, që duket sikur qëndrojnë mbi njëra tjetrën.

derisa nga mesi i tyre fillojnë të dalin pikat e shiut. -

Ju shikoni se nga retë dalin pika shiu, që bien me hijeshi. Nëse ky ujë i shumtë do të binte i tëri njëherësh, do të shkatërronte gjithçka në tokë.

Ai ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të Vet, që ata gëzohen... -

Kur shiu bie me ngadalë e butësisht, njerëzit gëzohen dhe kënaqen, sepse nevoja e tyre është shumë e madhe për të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 47 E ardhshme Er-Rum • Ajet 49