Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 57 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 57 nga 60 • Shqip


فَيَوْمَئِذٍ لَا يَنْفَعُ الَّذِينَ ظَلَمُوا مَعْذِرَتُهُمْ وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ 57
Përkthim:
Atë Ditë – atyre që kanë bërë zullum – nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi, as nuk do t’u lejohet që të kërkojnë falje. Er-Rum 30:57
Tefsiri:

Kështu, atë ditë atyre që kanë bërë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi… -

Edhe nëse pretendoni se nuk dinit gjë dhe nuk ju patën ardhur argumentet ose se nuk patët kohë e mundësi të mjaftueshme për të besuar. Kështu do të dalë i qartë mashtrimi juaj. Kjo do të ndodhë me dëshminë e njerëzve të ditur dhe besimtarë. Madje, për këtë do të dëshmojnë edhe vetë lëkurat, duart e këmbët e tyre! Edhe nëse kërkojnë që t’u jepet mundësia të kthehen në dynja, që të mos bëjnë ashtu siç bënë, por të pendohen e besojnë, atyre nuk do t’u jepet kjo mundësi. Tashmë koha për të shprehur pendesë dhe për të ndryshuar ka marrë fund dhe askujt nuk i pranohet justifikimi.

e as që u kërkohet të arsyetohen. -

Ata nuk do të mund të largojnë dënimin, që e meritojnë, kundër vetes së tyre, e as do t’u jepet mundësia për këtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 56 E ardhshme Er-Rum • Ajet 58