Ky është premtimi i Allahut, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Vet … -
Të jeni të sigurt në këtë premtim dhe kini bindje të plotë se kjo do të ndodhë patjetër. Kur zbritën ajetet me këtë premtim, besimtarët u gëzuan dhe e pritën plot shpresë e gëzim atë, ndërsa idhujtarët Mekas e mohuan dhe i vunë në dyshim këto premtime. Madje, disa besimtarë diskutonin me idhujtarët, duke shprehur sigurinë e plotë se ajo ngjarje do të ndodhte brenda një periudhe jo më shumë se 10-vjeçare, duke vënë bast për këtë çështje. Allahu i Lartësuar bëri që të fitonin romakët dhe t’i dëbonin persët nga ajo tokë që ua patën marrë më parë, dhe kështu u plotësua premtimi i Allahut të Madhëruar. Kjo ishte një profeci rreth çështjeve të fshehta, që u vërtetuan e u dëshmuan nga muslimanët dhe idhujtarët e asaj kohe.…por shumica e njerëzve nuk e dinë. -
Ata nuk e dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë. Ka shumë njerëz, të cilët nuk i besojnë premtimet e Allahut dhe i mohojnë shenjat dhe shpalljet e Tij.