Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Lukman — Ajet 32 (Shqip) — Video

Lukman • Ajet 32 nga 34 • Shqip


وَإِذَا غَشِيَهُمْ مَوْجٌ كَالظُّلَلِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ فَمِنْهُمْ مُقْتَصِدٌ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍ كَفُورٍ 32
Përkthim:
E, kur ata t’i mbulojë vala – si bjeshkë, e thërrasin Perëndinë me lutje të sinqerta; e, posa t’i shpëtojë ata në tokë, një pjesë e tyre e mbajnë mesataren; e ajetet Tona i mohon vetëm mshtruesi dhe jomirënjohësi. Lukman 31:32
Tefsiri:

Kur ata i mbulon ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut me besim të sinqertë vetëm tek Ai. -

Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e njerëzve kur ata hipin nëpër anije dhe përplasen nëpër det nga dallgët dhe furtunat. Ata tregohen të sinqertë në lutjet drejtuar Zotit dhe në adhurimin e Tij.

Por, kur Ai i shpëton ata e i nxjerr në tokë, disa prej tyre nuk tregohen mirënjohës

(ashtu si duhet)

. Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve. -

Ata ndahen në dy grupe. Disa nuk tregohen mirënjohës, ashtu siç e meriton Zoti, por vazhdojnë në gjynahe, duke e ngarkuar veten me padrejtësi. Kurse disa të tjerë tregohen tërësisht mohues ndaj Zotit dhe mirësive të Tij dhe refuzues të besimit të drejtë. Por Zoti thotë: "Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve (mosmirënjohës)." Këta janë tradhtarë, sepse në fillim i premtojnë Zotit se, nëse do t'i shpëtojë, atëherë do të besojnë dhe do të jenë mirënjohës. Por kur Zoti i shpëton, ata nuk e mbajnë premtimin e dhënë. Ata janë, gjithashtu, mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Përfundimisht, ai të cilin Allahu e shpëton nga një vështirësi apo sprovë, duhet që të tregojë mirënjohjen e plotë ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Lukman • Ajet 31 E ardhshme Lukman • Ajet 33