Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Lukman — Ajet 34 (Shqip) — Video

Lukman • Ajet 34 nga 34 • Shqip


إِنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ 34
Përkthim:
Me të vërtetë, vetëm Perëndia e di Çastin (Ditën e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di çka k në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes. Me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje. Lukman 31:34
Tefsiri:

Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti... -

Allahu ka përfshirë në diturinë e Tij të fshehtën dhe të dukshmen, dhe kjo është një çështje e sigurt dhe e njohur. Gjithashtu, dihet se Allahu mund t'ua zbulojë disa fshehtësi ndonjë prej robërve të Tij, si për shembull, profetëve. Çështjet që janë përmendur këtu i di vetëm Allahu. Diturinë rreth tyre Ai e ka fshehur nga krijesat. Kështu, këto çështje nuk i di as ndonjë profet i dërguar, as ndonjë melek i afërt i Zotit, e aq më pak të tjerët. Ai thotë: "Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti..." Ai e di se kur do të ndodhë Kijameti, siç thotë në një ajet tjetër: "Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit): “Kur do të ndodhë”? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij, nuk mund ta zbulojë se kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [El ea’raf 187].

...dhe është Ai që e lëshon shiun. -

Ai është i vetmi që e lëshon shiun dhe Ai e di se kur dhe ku do të zbresë.

Ai e di se ç’ka në bark

(të nënave). - Është Allahu që e krijon atë që zhvillohet brenda barkut të nënave, dhe Ai e di në do të jetë mashkull apo femër, i mirë apo i keq etj., siç përmendet në hadith. Është Allahu që vendos çfarë të dëshirojë me të.

Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër... -

Qoftë nga çështjet dhe veprat e fesë, qoftë nga veprat e dynjasë.

dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. -

Është Allahu i vetmi që i di këto çështje. Pasi i veçoi këto çështje, Allahu vijon të tregojë se dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Ai thotë:

Allahu është i Gjithëdituri, që di mirë çdo fshehtësi. -

Dituria e Tij ka përfshirë atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Është prej urtësisë së Tij fakti që Allahu e fshehu diturinë për këto pesë çështje nga krijesat. Kjo është gjëja më e mirë, dhe këtë e kupton çdokush që mendon dhe mediton.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Lukman, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut. Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Lukman • Ajet 33 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 1