...për ata që e falin namazin rregullisht, japin zekatin dhe janë plotësisht të bindur
(në zemrat e tyre)për jetën tjetër
(ahiretin). - Ata janë të pajisur me dituri të plotë rreth besimit, pra, janë në gradën e
jakin-it - sigurisë së plotë, gjë kjo që i bën ata të punojnë dhe jetojnë sipas këtij besimi dhe të jenë të mbushur me frikë nga Allahu dhe ndëshkimi i Tij. Ky është shkaku që ata iu largohen gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Tij. Pastaj i Lartësuari i përshkruan ata duke thënë se bëjnë punë të mira, duke veçuar dy më të rëndësishmet.
1 Namazin, i cili bëhet me sinqeritetin e plotë për Zotin dhe ndërtohet nga lutjet dhe fjalët e sinqerta drejtuar Atij. Namazi është një adhurim gjithëpërfshirës, në të cilin marrin pjesë zemra, gjuha dhe gjymtyrët. Namazi është ndihma dhe forca kryesore, që të ndihmon për të gjitha veprat e tjera të mira.
2 Zekatin, i cili e pastron njeriun nga cilësitë e ulta dhe i sjell dobi vëllait musliman, duke përmbushur nevojat e tij. Nëpërmjet zekatit, njeriu tregon se Ai parapëlqeu më shumë dashurinë për Allahun, sesa dashurinë për pasurinë. Për këtë arsye, Ai e shpenzon për hir të Allahut pasurinë e tij, që e do aq shumë, për diçka që do edhe më shumë, pra, për të kënaqur Allahun e Lartësuar.