Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Lukman — Ajet 7 (Shqip) — Video

Lukman • Ajet 7 nga 34 • Shqip


وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا وَلَّىٰ مُسْتَكْبِرًا كَأَنْ لَمْ يَسْمَعْهَا كَأَنَّ فِي أُذُنَيْهِ وَقْرًا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ 7
Përkthim:
Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), ai shmanget me mendjemadhësi, thuase nuk i ka dëgjuar, thuase iu kanë shurdhuar veshët. Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm. Lukman 31:7
Tefsiri:

E kur ajetet Tona i këndohen ndonjërit prej tyre... -

Që të mësojë e që të mund të nënshtrohet të jetojë sipas tyre...

... ai i kthen shpinën me mendjemadhësi ... -

E refuzon, siç bën një kryeneç që e refuzon me forcë ftesën e Allahut dhe që në zemrën e tij nuk ka hyrë asgjë nga e vërteta që të mund të ndikojë në të. Këta i kanë kthyer shpinën tërësisht së vërtetës dhe nuk e duan atë. Allahu i përshkruan duke thënë:

...dhe bën sikur nuk i dëgjon ato... -

Madje, edhe më keq akoma:

...sikur të dy veshët i janë shurdhuar keq. -

Sikur veshët e tyre nuk dëgjojnë asnjë zë. Këta nuk kanë asnjë mundësi që në zemrat e tyre të hyjë ndonjë udhëzim që t’u hapë sytë.

Përgëzoji ata për një dënim të dhembshëm! -

Jepu këtë "përgëzim", që do t'ua mbushë zemrat me trishtim, dëshpërim dhe frikë. Ai do t’i mbulojë me errësirë, ligësi dhe pluhur. Përgëzoji ata me një dënim të dhembshëm! Ai dënim do t’i mbushë me dhimbje zemrat e tyre dhe do t’u përfshijë trupat. Askush nuk mund ta përshkruajë dhe as që e di realisht se si është ai ndëshkim. Ky është "përgëzimi" për të ligjtë. Ai është "përgëzimi" më i dhembshëm dhe më i shëmtuar. Ndërsa në lidhje me përgëzimin e të mirëve, Allahu thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Lukman • Ajet 6 E ardhshme Lukman • Ajet 8