Ata do të jenë atje përgjithmonë ... -
Do të jenë përjetësisht në Xhenetin e mirësive, për zemrën, shpirtin dhe trupin....dhe ky është premtimi i vërtetë i Allahut. -
Nuk ka mundësi që ai premtim të shkelet, të ndryshojë apo të tjetërsohet.Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti. -
Allahu është i plotë në pushtetin, fuqinë dhe krenarinë e Tij. Ai është absolut në urtësinë e Tij. Pikërisht me krenarinë dhe urtësinë e Tij, Ai udhëzon dhe lë në humbje. Në vijim, Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve disa krijesa madhështore, që tregojnë pushtetin e Tij, bukurinë e urtësisë së Tij dhe shumë e shumë mirësi, që janë gjurmë të mëshirës së Tij. Ai thotë: