Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 13 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 13 nga 30 • Shqip


وَلَوْ شِئْنَا لَآتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَاهَا وَلَٰكِنْ حَقَّ الْقَوْلُ مِنِّي لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ 13
Përkthim:
E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!” Es-Sexhde 32:13
Tefsiri:

Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin

(e plotë), - nëse do të dëshironte Zoti mund t’i bënte të gjithë njerëzit që të besonin dhe do ti bashkonte që të gjithë me udhën e drejtë. Kjo është e thjeshtë për Allahun dhe plotësisht e mundur. Por urtësia e Allahut kërkon që jo të gjithë të pranojnë besimin dhe udhëzimin e plotë të Zotit. Prandaj dhe tha:

... por fjala Ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku. -

Kjo është diçka e pashmangshme dhe fjalën dhe vendimin e të Urtit askush nuk mund ta ndryshojë. Ai vendosi dhe tha: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku." Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër dhe po kështu do të ndodhin edhe ato gjendje dhe shkaqe që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e tyre dhe këtë vendim të Zotit për ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 12 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 14