Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 17 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 17 nga 30 • Shqip


فَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 17
Përkthim:
Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar. Es-Sexhde 32:17
Tefsiri:

Askush nuk di për atë kënaqësi

(të zemrës e të shpirtit)

, që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira

(në dynja). - Kjo përfshin të gjitha shpirtrat e krijesave. kuptimi është: askush prej krijesave nuk e di për atë kënaqësi (të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja). Nuk e dinë se si janë mirësitë e shumta, dhe kënqësitë e pafund të atyre fatlumëve. Askush nuk mund ta përshkruajë gëzimin dhe lumturinë, kënaqësinë dhe qetësinë e tyre. Siç ka thëne profeti i Allahut në hadithin që transmeton nga Zoti i tij: “ Kam përgatitur për robërit e Mi, atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka menduar dhe përfytyruar”. Edhe këta, Allahu i lavdëruar i shpërbleu sipas llojit të veprave të tyre. Duke qenë se ata faleshin natën dhe luteshin duke i fshehur veprat, Allahu i shpërbleu me shpërblime që askush nuk i ka parë dhe dëgjuar. Prandaj edhe tha: "...si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja)."
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 16 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 18