Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 2 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 2 nga 30 • Shqip


تَنْزِيلُ الْكِتَابِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ 2
Përkthim:
Shpallja e këtij Libri, për të cilin s’ka dyshim – është nga Zoti i gjithësisë, Es-Sexhde 32:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Es-Sexhde 32:1

Elif, Lam, Mim. Kjo është shpallja e Librit

(e Kur'anit)

, në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është

(shpallje)

nga Zoti i botëve. -

Allahu i Lartësuar na njofton se ky libër i madhërishëm është shpallje e zbritur prej Zotit të botëve, i Cili kujdeset për njerëzit me mirësitë e Tij. Nuk ka dyshim se ndër më të mëdhatë mirësi që Ai u ka dhënë njerëzve është edhe ky libër, sepse ai ka gjithçka që rregullon gjendjen e njerëzve, që përkryen moralin dhe virtytet e tyre. Një mirësi shumë e madhe është edhe fakti që ky libër të fal sigurinë e plotë për çdo çështje dhe e shëron robin nga çdo dyshim e pasiguri. Nuk ka dyshim se ai është shpallje e Zotit të botëve dhe çdo gjë në të është e vërtetë e sigurt dhe të shëron çdo pasiguri e paqartësi. Megjithatë, ata që duan veçse mohimin e profetëve dhe janë të mbushur me padrejtësi dhe që ndjekin padrejtësinë thonë duke gënjyer se Kur'ani është një shpikje, që Muhamedi e ka trilluar nga mendja e vet. Kjo është nga format më të poshtra për të mohuar fjalën e Zotit, Krijuesit të Plotfuqishëm e të Gjithëditur. Secila nga këto edhe e vetme do të ishte shumë e rëndë dhe e ndëshkueshme. Allahu i Lartësuar, duke hedhur poshtë fjalën e atyre që thanë se ishte Muhamedi ai që e shpiku Kur'anin nga mendja e vet, thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 1 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 3