Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 20 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 20 nga 30 • Shqip


وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمُ النَّارُ ۖ كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ 20
Përkthim:
e ata që kanë bërë keq, vendbanim i tyre është zjarri; sa herë që duan të dalin nga ai (zjarri), do të kthehen në të dhe do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e keni përgënjeshtruar!” Es-Sexhde 32:20
Tefsiri:

Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri. -

vendqëndrimi i tyre i përhershëm është zjarri; atje ku janë mbledhur të gjitha dhimbjet dhe ndëshkimet, çdo dëshpërim dhe vuajtje. Atyre nuk ka për t'iu zvogëluar dënimi asnjë çast.

Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të -

Sa herë që mendojnë për të gjetur ndonjë rrugëdalje sepse dhimbja e ndëshkimi ka arritur kulmin, ata rikthehen sërish në dënim dhe kështu largohet prej tyre ajo shpresë për çlirim dhe, dëshpërimi e dhimbja, u kthehet edhe më e fortë.

dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.. -

Ky është dënimi i zjarrit ku do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm. Ndërsa dënimi që është para këtij dënimi, është dënimi i jetës së varrit (berzahut). Kjo është përmendur në fjalën e tij kur thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 19 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 21