Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 29 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 29 nga 30 • Shqip


قُلْ يَوْمَ الْفَتْحِ لَا يَنْفَعُ الَّذِينَ كَفَرُوا إِيمَانُهُمْ وَلَا هُمْ يُنْظَرُونَ 29
Përkthim:
Thuaju (o Muhammed!): “Ditën e gjykimit, nuk do t’u bëjë dobi mohuesve besimi i tyre, e as që do t’u jepet afat”. Es-Sexhde 32:29
Tefsiri:

Thuaj: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”. -

Atëherë kur do të ndodhë ndarja mes nesh, ajo është dita kur ju do të ndëshkoheni. Njohja e asaj dite nuk ka për t’ju sjellë asnjë dobi, sepse kurdo që të vijë ajo, kjo do të shënojë fundin e afatit tuaj. Atë ditë nuk do të keni mundësi të rregulloheni dhe të besoni, sepse çdo gjë do ta shihni qartë. Nëse do t’ju jepej mundësia të rregulloheshit e të besonit, atëherë do të kishte kuptim kjo pyetje që ju bëni. Por duke qenë se kur të vijë ajo ditë, nuk do të ketë asnjë dobi për ju, kjo pyetje është e pakuptimtë. Me ardhjen e asaj dite nuk ka më kthim për robërit, sepse ka përfunduar koha e sprovës dhe përzgjedhjes. I Lartësuari thotë: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”, sepse tashmë nuk ka më besim tek e fshehta, por besim tek e dukshmja. Atyre nuk do t’u jepet afat që të rregullojnë atë që prishën dhe që të besojnë. Pendimi nuk ka për t'u pranuar prej tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 28 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 30