Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 10 nga 73 • Shqip


إِذْ جَاءُوكُمْ مِنْ فَوْقِكُمْ وَمِنْ أَسْفَلَ مِنْكُمْ وَإِذْ زَاغَتِ الْأَبْصَارُ وَبَلَغَتِ الْقُلُوبُ الْحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِاللَّهِ الظُّنُونَا 10
Përkthim:
kur ju erdhën nga lartë dhe nga poshtë, dhe sytë tuaj përqëndroheshin kah ata (argmiku), e shpirti u kishte ardhur në fyt (prej frikës), e ju mendonit për Perëndinë lloj-lloj mendimesh, - El-Ahzab 33:10
Tefsiri:

Kur ata ju erdhën prej së larti dhe prej së poshtmi, shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt

(nga frika)

dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh

(të kota). - Zemrat u shkuan në fyt nga frika dhe vështirësia, aq sa u shkonin lloj-lloj mendimesh. Pasiguria arriti kulmin kur shihnin gjithë ato masa shtrënguese dhe atë rrethim aq të fortifikuar. Ky rrethim vazhdoi për një kohë të gjatë. Allahu e përshkruan kështu gjendjen e besimtarëve: "... shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota).". Ju kishit mendimet e këqija se Allahu nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe se nuk do të plotësonte dhe lartësonte fjalën e Tij.”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 9 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 11