Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 18 nga 73 • Shqip


قَدْ يَعْلَمُ اللَّهُ الْمُعَوِّقِينَ مِنْكُمْ وَالْقَائِلِينَ لِإِخْوَانِهِمْ هَلُمَّ إِلَيْنَا ۖ وَلَا يَأْتُونَ الْبَأْسَ إِلَّا قَلِيلًا 18
Përkthim:
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre, El-Ahzab 33:18
Tefsiri:

Allahu i di mirë ata që i pengojnë vëllezërit e tyre

(nga lufta)

dhe u thonë: “Ejani me ne!” -

Allahu i Lartësuar i di mirë të dy këto grupe tradhtarësh dhe dezertorësh, si ata që nuk dolën fare në luftë, edhe ata që u thoshnin të tjerëve “Ejani me ne!”, kthehuni në Medinë. Këta lloj njerëzish i dallon sepse:

Ata vijnë në luftë vetëm për pak kohë. -

Ata rrinë në luftë shumë pak. Ata do t'i shohësh se janë të parët për të dezertuar dhe bërë bisht luftës. Çfarë mund t'i shtyjë ata që të bëjnë luftë? Çfarë imani kanë ata në zemër e çfarë durimi do t'i bënte ata t'i hyjnë luftës në rrugën e Zotit?! Përkundrazi, zemrat i kanë të mbushura tërësisht me frikë e hipokrizi. Ata janë frikacakë e burracakë, që nuk kanë iman aspak ose kanë iman shumë të dobët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 17 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 19