Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 23 nga 73 • Shqip


مِنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ ۖ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضَىٰ نَحْبَهُ وَمِنْهُمْ مَنْ يَنْتَظِرُ ۖ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلًا 23
Përkthim:
Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Perëndisë, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presinatë – nuk kanë ndryshuar asgjë – El-Ahzab 33:23
Tefsiri:

Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. -

Ata e përmbushën atë që premtuan, pa asnjë mangësi. Ata dhanë gjithçka zotëronin për të kënaqur Allahun. Ata dorëzuan gjithë qenien e tyre në bindje ndaj Zotit dhe në shërbim të Tij.

Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën ... -

Pati prej tyre që e përmbushën detyrën me të cilën ishin ngarkuar. Pati prej tyre që u vranë në rrugën e Zotit ose vdiqën, duke përmbushur detyrën e tyre, pa e cenuar aspak atë që i premtuan Zotit.

dhe ka të tjerë që janë duke pritur

(për ta përmbushur)

dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak

(nga rruga e Allahut). - Ata po presin që ta përmbushin atë detyrë, prandaj i sheh që punojnë pa pushim, por ende nuk kanë përfunduar. Ata shpresojnë shumë që ta përmbushin premtimin dhe kurrë nuk sprapsen (nga rruga e Allahut), ndryshe nga të tjerët, që e braktisën këtë rrugë. Ata nuk dredhojnë. Ata janë burra të vërtetë. Ndërsa të tjerët, edhe pse kanë pamje burrash, cilësitë e tyre i tradhtojnë, sepse janë shumë poshtë cilësive të burrave të vërtetë
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 22 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 24