Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 28 nga 73 • Shqip


يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لِأَزْوَاجِكَ إِنْ كُنْتُنَّ تُرِدْنَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيْنَ أُمَتِّعْكُنَّ وَأُسَرِّحْكُنَّ سَرَاحًا جَمِيلًا 28
Përkthim:
O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani (vendosni), unë do t’ju japë vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t’ju lëshoj në mënyrë të bukur (njerëzishme). El-Ahzab 33:28
Tefsiri:
Gratë e Profetit (a.s) ranë në ujdi që t'i kërkonin Profetit (a.s) të shtonte shpenzimet për to në ushqim dhe veshje. Kështu, ato kërkuan prej tij diçka që ai nuk mund t'ua plotësonte. Ato vazhduan për njëfarë kohe të ishin në një fjalë me njëra tjetrën, që të kërkonin me këmbëngulje nga Profeti a.s. që të plotësonte kërkesat e tyre. Kjo çështje e rëndoi Profetin (a.s), aq sa ai për një muaj rresht u largua prej tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar dëshiroi që t'ia lehtësonte çështjen Profetit të Tij dhe ta ngrinte edhe gradën e grave të tij. Ai donte t’i pastronte ato nga çdo gjë që e cenonte figurën e tyre të nderuar dhe e pakësonte shpërblimin e tyre. Për këtë arsye, zbritën këto ajete me këto mesazhe të rëndësishme:O Profet! Thuaju grave të tua: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë unë do t'jua siguroj kënaqësinë dhe do t'ju ndaj

(divorcoj)

si është më mirë. -

Nëse ju dëshironi veçse kënaqësitë e kësaj dynjaje dhe gëzoheni e zemëroheni për hir të saj, atëherë unë nuk kam nevojë për ju. Atëherë unë po përmbush çdo detyrim ndaj jush (për divorcin) dhe po ju ndaj me mënyrën më të bukur. Ejani t'ju jap atë që kam mundësi, dhe të ndahemi (divorcohemi) pa zemërim dhe qejfmbetje. Le të ndahemi me kënaqësi dhe mirëkuptim, para se të arrijë gjendja atje ku nuk duhet.
Shko te videoja e plotë e sures