Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 44 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 44 nga 73 • Shqip


تَحِيَّتُهُمْ يَوْمَ يَلْقَوْنَهُ سَلَامٌ ۚ وَأَعَدَّ لَهُمْ أَجْرًا كَرِيمًا 44
Përkthim:
Përshëndetja e tyre kur të takohen me Te, është “Selam! (jeni të shpëtuar prej çdo të lige)”. Dhe, Ai, u ka përgatitur tyre shpërblim të mrekullueshëm. El-Ahzab 33:44
Tefsiri:

Ditën kur ta takojnë Atë

(Allahun)

, përshëndetja e tyre do të jetë "Selam!"

(paqe)

dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar. -

Mëshira e Allahut për të zgjedhurit e Tij në ahiret është shumë më e madhe dhe më e mrekullueshme. Besimdrejtët do të mrekullohen me shpërblime ta papara, që Zoti do t’u dhurojë. Por mbi të gjitha, ata do të gëzohen shumë kur Allahu i Lartësuar t’i njoftojë se është i kënaqur me ta dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre. Ai do t’i përshëndesë ata me ‘selam’, me zërin e Tij aq të dashur dhe ata do të lumturohen pamasë kur të shohin fytyrën e Tij të bukur dhe të ndritshme. Askush nuk mund të shpjegojë dhe tregojë realisht për kënaqësitë, lumturinë dhe shpërblimet e mëdha, që ata fatlumë do të përjetojnë kur të takojnë të Adhuruarin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar dhe Bujar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 43 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 45