O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore
(mehrin), - Domethënë, me ato të cilave u ke dhënë mehrin (dhuratën martesore) e tyre. Në këtë rregull janë njëlloj Profeti (a.s) dhe besimtarët, pra, kjo është e përbashkëta e tyre. Kështu, edhe besimtarëve u lejohen ato gra të cilave u kanë dhënë mehrin për martesë. Pastaj i Lartësuari thotë:...dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd
(robëreshat e luftës)- Allahu ka bërë hallall për ty edhe ato gra që i ke në zotërimin tënd, siç janë robëreshat e luftës që keni zhvilluar kundër mohuesve, qofshin ato skllavet e mohuesve ose gratë e lira të martuara ose të pamartuara të tyre, që kanë rënë robinja lufte. Edhe kjo është një dispozitë e përgjithshme, që ishte njëlloj si për Profetin, ashtu edhe për besimtarët. Po kështu, prej ligjeve të përbashkëta janë edhe dipozitat e përmendura më poshtë:dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan
(nga Meka)së bashku me ty... -
Këtu bëjnë pjesë të gjitha bijat e xhaxhait, bijat e tezes, bijat e dajës dhe të hallës, si ato që jetojnë afër jush, ashtu edhe ato që jetojnë larg jush. Këtu përmenden të përcaktuara ato gra nga të afërmit që burri e ka të lejueshme për t'u martuar. Kjo tregon se të tjerat, përveç këtyre, nuk janë të lejuara, ashtu siç është përmendur qartë edhe në suren Nisa. Nga gratë që janë të afërme, juve ju lejohet martesa veçse me këto katër kategori që përmenden këtu. Çdo grua tjetër nga të afërmit është e ndaluar, qoftë prej degëzimeve, qoftë prej trungut të farefisit, si për shembull: vajzat e nënës e babait e ç’ka poshtë tyre, si dhe degëzimet e prindërve të nënës dhe babait e ç’ka sipër tyre prej prindërve biologjikë, janë të ndaluara.Pastaj Allahu i Madhëruar përmend ato gra që ishin të lejuara vetëm për Profetin dhe jo për besimtarët. Ai thotë:si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit
(pa kërkuar dhuratën martesore)dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të -
Ky ishte një përjashtim veçse për Profetin, siç është mendimi më i saktë i dijetarëve, që janë të ndarë në dy mendime në tefsirin e këtij ajeti. Ndërsa për të tjerët, veç Profetit, ky rast martese është i ndaluar. I Lartësuari thotë: "… nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore)", domethënë, ta kemi bërë të lejuar për ty edhe këtë rast, nëse një grua dëshiron ta dhurojë veten e saj ty. Gjithashtu: "... nëse Profeti dëshiron të martohet me të." Domethënë, kjo ishte në dorë Profetit, që mund të vepronte sipas dëshirës. Allahu i Madhëruar thotë:por ky rast është vetëm për ty, jo për
(të gjithë)besimtarët. -
Domethënë, lejimi i martesës me një grua që ia dhuron veten e saj një burri ishte ekskluzivisht vetëm për Profetin (a.s.). Besimtarëve të tjerë nuk u lejohet të martohen me një grua thjesht sepse ajo i vetëjepet dikujt.Ne e dimë mirë se çfarë u kemi caktuar atyre në lidhje me gratë dhe me robinjat, që i kanë në pronësinë e vet kështu, që ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit). - Ne e dimë mirë se me çfarë detyrash i kemi ngarkuar besimtarët, çfarë u kemi bërë të lejuar dhe çfarë ua kemi bërë të ndaluar, prej grave ose robinjave. Ne i kemi njoftuar dhe ua kemi shpjeguar këto ligje në mënyrë të qartë e të shtjelluar në tekstet e shumta të Shpalljes. Por ato rregulla që janë përmendur në këtë ajet dhe që ndryshojnë nga ligjet që u janë shtjelluar besimtarëve në tekste të tjera (të Kur'anit ose haditheve), ato janë të veçanta vetëm për ty. Në fakt, Allahu e filloi këtë ajet duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë Profetit. Ai thotë: "O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore (mehrin), dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd (robëreshat e luftës) dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan (nga Meka) së bashku me ty, si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore) dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të - por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë) besimtarët. Vini re se si Allahu thotë: "por ky rast është vetëm për ty, jo për besimtarët", domethënë, të kemi lejuar ty, o Profet, diçka që nuk ua kemi lejuar besimtarëve të tjerë. Ne - thotë Allahu - ta kemi zgjeruar lejueshmërinë përtej asaj që u kemi lejuar besimtarëve të tjerë. Dhe këtë Zoti e ka bërë në mënyrë që: "... ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit)." Kjo tregon përkujdesin e veçantë dhe të shtuar të Zotit për Profetin (a.s).Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -
Allahu i Madhëruar vazhdimisht ka qenë, është dhe do të jetë i përshkruar me këto cilësi, domethënë, me falje të madhe dhe me mëshirë të plotë. Ai zbret mbi robërit e Tij faljen dhe mëshirën e Tij, bujarinë dhe mirësinë e Tij, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij dhe sipas asaj që meritojnë robërit me veprat e tyre. Allahu i lartësuar thotë: "Mos umartoni me ato gra me të cilat kanë qenëmartuar etërit tuaj, përveç asaj që kakaluar (para Islamit). Kjo ka qenë vërtetposhtërsi e madhe, vepër e urryer (tekZoti) dhe një zakoni shëmtuar. Ju ështëndaluar martesa me nënat tuaja, me bijattuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja,me tezet tuaja, me bijat e vëllait, me bijate motrës, me mëndeshat që ju kanëdhënë gji, me motrat nga gjiri, me nënate grave tuaja (vjehrrat)dhe me thjeshtrat(vajzat) e grave tuaja, me të cilat kenikryer kontakt; por nëse nuk keni pasurkontakt me to (me gratë), atëherë s’kapengesë. Ju është ndaluar martesa edheme gratë e bijve tuaj, që janë të lindurnga ju (jo të bijve të adoptuar), dhe të jinitë martuar njëherazi me dy motra, përveçrasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet,Allahu është Falës i Madh eMëshirëplotë. (Ju është ndaluar martesa)Edhe më gratë që janë tashmë tëmartuara, përveç atyre (robinjave)që ikeni në posedimin tuaj. Ky është urdhri i Allahut për ju. Veç këtyre, për ju janë tëlejuara të gjitha gratë e tjera që t’i merrni(në martesë) me pasurinë tuaj, dukepasur për qëllim bashkëshortësinë, joprostitucionin. Jepjani mehrin e caktuarbashkëshorteve tuaja, me të cilat kenikontaktuar. Nuk ka gjynah për ju nëse,me mirëkuptim të dyanshëm, e shtoni a epakësoni mehrin. Allahu është iGjithëditur e i Urtë. Ai që nuk ka mundësimateriale që të martohet me femra të lirabesimtare, le të martohet me besimtaretqë i ka nën pushtetin e tij (robëreshat).Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jenitë njëri-tjetrit. Martohuni me to me lejene pronarëve të tyre dhe jepjuani mehrinsipas normave. Ato të jenë të ndershme,e jo imorale të hapura apo të fshehta, qëjetojnë me partnerë (jashtmartesorë).Pasi jeni martuar, nëse ato bëjnëimoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sagjysma e ndëshkimit të përcaktuar përgratë e lira. Kjo është e lejueshme për ataqë frikësohen se do të bien në imoralitet.Megjithatë, nëse përmbaheni, kjo ështëmë mirë për ju. Allahu është Falës i Madhe Mëshirëplotë." [En-nisa 22 – 25]Shih tefsirin e Sures Nisa, ajetet 22 –