Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 52 nga 73 • Shqip


لَا يَحِلُّ لَكَ النِّسَاءُ مِنْ بَعْدُ وَلَا أَنْ تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنْ أَزْوَاجٍ وَلَوْ أَعْجَبَكَ حُسْنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ رَقِيبًا 52
Përkthim:
Prej tash – nuk të lejohen gratë (që t’i marrësh për bashkëshorte), as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, e sikur madje edhe të të magjeps bukuria e tyre, pos skllaveve. E, Perëndia është mbikëqyrës për çdo gjë. El-Ahzab 33:52
Tefsiri:

Prej tani e mbrapa ty nuk të lejohen më gra

(të tjera)

e nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, ... -

Kjo tregon se Allahu i Lartësuar është Esh-Shekur, domethënë, Mirënjohës i madh. Ai i sheh dhe shpërblen shumë për veprat e mira që bën robi. Kështu, duke qenë se gratë e Profetit bënë zgjedhjen më të mirë, pasi zgjodhën të bëjnë durim dhe parapëlqyen ahiretin dhe kënaqësinë e Allahut dhe Profetit të Tij, Allahu i Madhëruar ua shpërbleu duke sjellë këto dispozita të veçanta për Profetin. Ai tha: "Prej tani e mbrapa, ty nuk të lejohen më gra (të tjera)...", Domethënë, Profetit nuk i lejoheshin më gra të tjera, përveç atyre ekzistuese. Gjithashtu: "... nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër...". Pra, nuk i lejohej që të divorconte ndonjë nga gratë ekzistuese e ta zëvendësonte me ndonjë tjetër. Kështu, ato gra u siguruan nga divorci dhe heqja e statusit si “bashkëshorte të Profetit”. Gjithashtu, Profeti (a.s.) nuk do të kishte më gra të tjera. Kështu, Zoti i zgjodhi dhe i dalloi ato si gra të Profetit në dynja dhe në ahiret, dhe i siguroi ato se nuk do të kishte ndarje mes tyre. Madje, i Lartësuari i tha Profetit: "nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre ...", pra, edhe sikur të të mahisë bukuria e ndonjë gruaje tjetër veç atyre që ke, nuk të lejohet të marrësh asnjë tjetër.

përveç atyre që i ke në zotërim

(robinjat). - Përveç nëse kënaqesh me robinjat. Kjo është e lejuar për ju, sepse ato nuk bëhen objekt xhelozie për gratë, ashtu siç ndodh me bashkëshortet.

Allahu është Mbikëqyrës i çdo gjëje. -

Allahu mbikëqyr dhe sheh çdo çështje dhe është i Gjithëditur se ku të çojnë dhe si finalizohen veprat. Ai i rregullon dhe sistemon çdo çështje në mënyrën më të mirë dhe më të bukur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 51 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 53