Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. -
Kjo tregon për gradën e lartë të Profetit (a.s) dhe vlerën e tij të pashembullt tek Allahu i Madhëruar. Ai ka gradë të lartë tek Zoti dhe tek krijesat. Emri i tij është i lartësuar dhe i tillë do të jetë gjithmonë. "Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin." Vetë Zoti i Lartësuar dhe melekët e Tij çojnë salavate për Profetin e dashur. Salavatet e Allahut për Profetin janë lavdërimi dhe lartësimi i emrit dhe famës së tij mes melekëve në qiell dhe në Tokë, si edhe dashuria e madhe e Zotit për të. Po kështu, edhe melekët më të afërt dhe më të mëdhenj të Zotit e lëvdojnë dhe e nderojnë emrin e Profetit dhe luten për të.O ju që keni besuar! Çoni salavate mbi të
(Profetin)dhe përshëndeteni me selam! -
Ashtu siç bëjnë Zoti dhe melekët, edhe ne duhet të çojmë salavate për Profetin tonë të dashur. Kjo është një lloj mirënjohjeje dhe plotësim i detyrimit që kemi ndaj figurës së nderuar të këtij Profeti të dashur të Zotit. Madje, kjo vepër plotëson edhe imanin tonë. Kjo bëhet në shenjë dashurie dhe nderimi që kemi për Profetin (a.s.). Salavatet për Profetin i shtojnë sevapet për besimtarin dhe bëhen shkak për fshirjen e gjynaheve. Mënyra më e mirë dhe e plotë për të çuar salavate për Profetin (a.s) është ajo që ai vetë ua mësoi shokëve të tij.Ky urdhër mund të plotësohet në çdo kohë dhe gjendje. Disa dijetarë e kanë quajtur këtë vepër si një detyrë të namazit. Salavatet për Profetin a.s. janë si vijon:All-llâhum-me ŝal-lî alâ Muĥam-medin uealâ âli Muĥam-medin kemâ ŝal-lejte alâibrâhîme ue alâ âli Ibrâhîme, in-nekeĥamîdun Mexhîd. All-llâhum-me bârik alâMuĥam-medin ue alâ âli Muĥam-medinkemâ bârakte alâ ibrâhîme ue alâ âliIbrâhîme, in-neke ĥamîdun Mexhîd.O Allah lavdëroje (tek melaiket e lartë)Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siçlavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij,vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.Allah begatoje Muhamedin dhe familjene tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhefamiljen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhei Madhëruar.